Tafa: Dh*na e përsëritur në familje po shndërrohet në model autoritar që normalizohet me kalimin e viteve

Ngjarja e rëndë ku një 76-vjeçar tentoi të vriste bashkëshorten ka rikthyer vëmendjen te modeli i dhunës së rrënjosur në familje, mbi të cilin psikologu Eduard Tafa dha një analizë të detajuar në një lidhje për “Ora News”.

"Efekti moshë është pikëpamja e parë që mendohet gjithmonë në një situatë të tillë, që si është e mundur që një 70-vjeçar ushtron dhunë ndaj gruas së tij e cila është edhe ajo në moshë por ndoshta pak vite më e re se personi që ushtroi dhunën.

Pra, nga pikëpamja mashkullore shikohet si një element me pikëpyetje të mëdha sesi është e mundur.

Për aq kohë sa modeli dhunës brenda familjes ka qenë gjithmonë aktiv ose në momente të caktuara riaktivizohet gjithmonë si një model autoritar apo një lloj modeli i cili është aplikuar në gjithë kohën apo dekadat në këtë familje, kthehet në një model jo thjesht nuk shikohet dhuna si një mjet konflikti, tensioni por fillon normalitizohet.

Dhuna në një ambient të tillë kthehet në vlerë edukative, pra që personi tjetër duhet të bindet dhe mjeti i vetëm për ta bindur personin tjetër është instrumenti i dhunës", u shpreh Tafa.