VIDEO/ Balta deri në gju, Hoti: Kjo është pasoja e mos ekzistencës së Bashkisë Kurbin

Deputetja e PD, Elda Hoti ka shpërndarë në Facebook një video nga një lagje e Bashkisë Kurbin, ku nga pamjet dallohet një rrugë me baltë, e pakalueshme në këmbë, por edhe me makinë, pasi jo të gjitha mjetet mund të arrijnë të kalojnë.

Në postimin e saj, Hoti thekson se kjo pasojë vjen pasi Bashkia Kurbin nuk i shërben qytetarëve dhe banorëve dhe ata detyrohen të përballen me mos ekzistencën e saj.

‘Kjo është rutina e përditshme që përballen njerëzit me mos ekzistencën e Bashkisë Kurbin. Pasaporta europiane të cilën e premtoi Edi Rama’, shprehet Hoti.