Parashikimi i motit 30 Nëntor - 1 Dhjetor 2025

Pjesa më e madhe e Europës mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kryesisht në gadishullin Apenin, Ballkan dhe Europën Lindore. Ndërkohë, Europa Veriore, Qendrore dhe rajoni i Balltikut përfshihen nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore ,

Sipas MeteoAlb, Kthjellime priten në orët e paradites, ndërsa pasditja sjell kalime të lehta vranësirash, më të dukshme në lindje, por pa reshje. Temperaturat bien, nga -1°C deri në 18°C. Era do te fry e lehtë deri në 25 km/h duke krijuar dallgëzim të ulët në bregdet.

Cikloni i Islandës sjell mot të paqëndrueshëm në Europën Veriore dhe Britaninë e Madhe, me reshje shiu dhe dëbore. Europa Qendrore përjeton vranësira, ndërsa Ballkani, brigjet e Egjeut dhe Europa Lindore mbeten nën mot të qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, Masat ajrore të qëndrueshme sjellin mot të kthjellët gjatë ditës me kalime të lehta vranësirash, sidomos gjate pasdites në verilindje dhe juglindje. Temperaturat luhaten nga 1°C deri në 19°C. Era do te fry lindore–verilindore deri në 30 km/h, duke krijuar dallgëzim rreth 1 ballë.