VIDEO/ Plasin sërish ujërat e zeza në Plazhin e Durrësit, bashkia e Sakos bën sehir

Zona e Plazhit të Durrësit është mbuluar sërish ditën e sotme nga ujërat e zeza, pasi tubacionet kanë shpërthyer duke shkaktuar kaos dhe shqetësim te banorët.

Sic mund të shihet dhe në videon e mëposhtme të publikuar nga JOQ, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe duke mbuluar rrugët e lagjes dhe duke shkaktuar një aromë të tmerrshme për banorët e zonës.

Një nga banorët thotë se ka njoftuar disa herë bashkinë e Emirjana Sakos për problemin, por situata vazhdon pa u zgjidhur.

Vlen të theksohet se kjo situatë është tashmë e përsëritur në qytetin bregdetar dhe banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin e kanalizimeve dhe mbrojtjen e plazhit.

“Plazhi i Durrësit, sot 2025, vazhdojnë ujërat e zeza, edhe pse shiu ka pushuar prej dy ditësh. Kjo ndodh shpesh sa herë bie shi. Kam njoftuar disa herë për këtë problem”, është shprehur banori.