VIDEO/ Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes, shkaktohet trafik i rënduar

Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje-Rrogozhinë.

Një makinë tip ‘’Toyota’’ ka goditur nga pas një furgon të OSHEE.

Shkak I aksidentit mos mbajtja e distancës nga shoferja e cila i ra nga pas furgonit.

Pas përplasjes makina tip ‘’Toyota’’ ka shpërthyer në flakë.

Në makinën tip ‘’Toyota’’ ka qenë një grua me dy fëmijët e saj.

Sipas rapotimeve nuk ka të lënduar ndërsa trafiku ka arritur 3 km.