Vlorë/ I vodhi paratë nga çanta një klienteje në një dyqan, arrestohet 28-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2025, 07:35
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetase 28-vjeçare të identifikuar me inicialet O.A., për vjedhje brenda një dyqani, nga ku ka arritur të vjedh nga një çantë me një shumë monetare të një klienteje.
Ndërkaq mësohet se shtetasja ka thyer gjithashtu masën e sigurisë "Arrest me burg".
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasen O. A., 28 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe ka kryer vjedhje, brenda një dyqani, të një çante me një shumë monetare dhe sende personale të një shtetaseje.
