Shpërthim me eksploziv në Vlorë! Lënda plasëse ishte vendosur në portën e një banese

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Partizani” të Vlorës.

Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të një banesë në pronësi të shtetases me iniciale B.Z 63 vjeçe.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.