Këshillimi mjekësor me ChatGPT , Eksperti këshillon: Kujdes! Nuk mund të zëvendësojë doktorin

Shumë përdorues të ChatGPT po kërkojnë këshilla shëndetësore nga inteligjenca artificiale, por ekspertët paralajmërojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm pasi  modelet si ChatGPT nuk zëvendësojnë mjekun.

Arlind Zoto ekspert i marketingut dixhital thotë se teknologjia ofron ndihmë, por kurrë nuk mund të zëvendësojë kompetencat profesionale të mjekut.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në jetën e përditshme po rritet me ritme të shpejta, por shumë qytetarë ende nuk dinë ta shfrytëzojnë siç duhet këtë teknologji.

Eksperti i marketingut dixhital, Arlind Zoto, thotë se një nga përdorimet më të zakonshme është kërkimi i këshillave për çështje shëndetësore, pa e kuptuar se këto sisteme nuk mund të zëvendësojnë mjekun.

Zoto thekson se kur bëhet fjalë për terma apo diagnoza mjekësore, përgjigjet që japin modelet e inteligjencës artificiale janë të kufizuara dhe shoqërohen gjithmonë me paralajmërimin që qytetarët të konsultohen me një specialist.

Kjo patjetër është shumë dëmtuese sepse çdo qytetarë nuk di se çfarë të pyesi konkretisht.

Pyet për gjëra të përgjithshme ndërkohë në terma mjekësore dhe nga ana totale mjekësore është komplet një fushë tjetër ne që nuk jemi mjek, nuk kemi lidhje fare me atë fushë. Pa diskutim që duhet drejtuar të profesionet e duhura, pra te mjeku ose të individë të tjerë, të cilët të japin përgjigjet e duhura.”- tha Zoto.

Sipas tij, gjithçka varet nga mënyra se si formulohet pyetja, ndërsa roli i inteligjencës artificiale pritet të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.

Ndërsa inteligjenca artificiale evoluon me shpejtësi, ekspertët nënvizojnë se teknologjia mund të ofrojë ndihmë të vlefshme, por nuk mund të zëvendësojë kompetencat profesionale, veçanërisht në fushat delikate si shëndeti.