"Kam nevojë për një karrocë"/ Gruaja 56-vjeçare sfidohet nga “fati” duke u kujdesur për dy vajzat e paralizuara

Jeta e ka sfiduar Zhaneta Nuredinin si nënë e grua.

E vetme duhet të kujdeset e vetme për dy vajzat e saj të paralizuara.

Njëra prej tyre, Marsela, ka nevojë edhe më të madhe për kujdes, pasi gjendja e saj shëndetësore është tejet e rëndë.

“Vajza është e paralizuar ka pothuajse 30 vjet.”- tregoi e ëma.

Në moshën 56-vjeçare, Zhaneta është e detyruar të mbajë mbi vete rolin e nënës, të babait dhe të mbështetjes së vetme të shtëpisë.

Ndihma që merr nga shteti nuk mjafton as për nevojat më bazike.

Mes lotësh, ajo tregon se vit pas viti gjendja e vajzës përkeqësohet, dhe barra e kujdesit rëndon e gjitha mbi shpatullat e saj.

“Dal vetë për të shitur kanaçe dhe për të dyja marrë asistencë. Nuk më dalin. Nuk më dalin sepse kam shumë kushte të vështira.

....

Vajzën e kam dhe me diabet dhe më thanë që duhet operuar por unë nuk kam mundësi.”- tregoi me lot në sy Zhaneta.