''Gruaja me sirtare''/ Marjanaku: Ditën e premierës kam parë shumë gra që qanin

Aktorja, Mimoza Marjanaku e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ditën e premierës së shfaqjes ‘’Gruaja me sirtare’’ ka parë shumë gra që qanin.

Marjanaku: Janë të gjithë vuajtjet e kësaj gruaje.

Gjithë etapat që nga fëmijëria e deri tek momenti final.

Të cilat ajo gjen guximin dhe kurajon dhe forcën që ti thojë stop dhe vazhdojë të shohi një dritë përtej tunelit.

Është një figurë shumë komplekse.

Më është dashur të luaj disa Vesa, jo vetëm një.

Ditën e premierës kam parë shumë gra që qanin dhe erdhën në skenë dhe më kanë thënë unë jam pak Vesa.