Aktorja Suela Bako krenare për "Gruaja me sirtare": Pas dy vitesh punë kupton që ja ka vlejtur mundimi

Në emisionin “Ora e Betit” ka qenë e ftuar aktorja Suela Bako për të folur lidhur me shfaqjen më të fundit  e quajtur “Gruaja me sirtarë”.

Bako ka treguar se ajo bashkë Mimoza Marjanaku kanë qenë në kërkim të një monodrame dhe  nga një poezi e interpretuar dhe shkruar nga Marjanaku, janë inspiruar për të ardhur me këtë shfaqje.

Ajo ka treguar se procesi i punës për shkrimin e kësaj pjese teatrale ka ecur me shpejtësi, ku vetëm brenda pak javësh kanë arritur të përfundojnë aktin e parë.

Vetëm pas një viti të plotë pune, vepra është përfunduar.

 “Pas këtyre dy viteve, koha ka ikur dhe e rëndësishme është kur arrin në një produkt kaq të mirë dhe të cilin jemi krenar të gjithë që ja dolëm. Ti kupton që ja ka vlejt mundimi.”- u shpreh Bako.