Paulo Coelho na tregon se pse dikush e ka të pamundur të shoh punën e vet

Paulo Coelho, në librin me reflektime “Si një lumë që rrjedh” mes të tjerash shkruan: "Jepi një budallai një mijë pasuri, dhe ai do të dojë vetëm tënden", thotë një proverb arab.

Ne fillojmë të kujdesemi për kopshtin e jetës sonë dhe - duke parë përreth - kuptojmë se fqinji ynë është aty, duke spiunuar.

Ai është i paaftë të bëjë asgjë, por kënaqet duke dhënë mendimin e tij se si mbjellim veprimet tona, mbjellim mendimet tona, ujitim arritjet tona.

Nëse e dëgjojmë, përfundojmë duke punuar për të, dhe kopshti i jetës sonë do të jetë projekti i fqinjit tonë.

Do të përfundojmë duke harruar tokën e ujitur nga kaq shumë djersë, të fekonduar nga kaq shumë dhurata.

Do të harrojmë se çdo pëllëmbë toke mban misteret e saj, të cilat vetëm dora e duruar e kopshtarit mund t'i dëshifrojë.

Nuk do t'i kushtojmë më vëmendje diellit, shiut dhe stinëve, për të mbetur të përqendruar vetëm te ajo kokë që na spiunon nga përtej gardhit.

Budallai që i pëlqen të gjykojë kopshtin tonë nuk kujdeset kurrë për bimët e tij.