Del nga shtrati Lumi Shkumbin, përmbyten tokat bujqësore

Lumi Shkumbin raportohet se ka dalë nga shtrati duke përmbytur tokat bujqësore brenda argjinaturës.

Shkak për këtë janë bërë prurjet e shtuara të ardhura si pasojë e motit të keq që ka pushtuar vendit ditët e fundit.

Autoritetet paralajmërojnë se sipas parashikimeve, lumi pritet të dalë edhe jashtë argjinaturës, duke rrezikuar tokat bujqësore në zonën e Çermë Shkumbinit.

Ndërkohë situata paraqitet e ndërlikuar edhe në lumin Seman. Ky i fundit ka dalë nga shtrati në zonën e Ngurrëzës së Vogël deri në Imshtë, ku tokat brenda argjinaturës ndodhen në kuota të ulëta.