Nis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Kume: Kësaj radhe kryefjala është gjithëpërfshirja

Ekspert i çështjeve zgjedhore, Andon Kume në një intervistë në Ora News u shpreh se kryefjala e komisionit të reformës Zgjedhore është gjithëpërfshirja.

Kume: Kjo është një dakordësi tashmë midis dy subjekteve kryesore politike, PS dhe PD për të filluar punën për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Kësaj radhe kryefjala është gjithëpërfshirja.

Të dyja palët kanë rënë dakord që nuk do të trajtojnë vetëm çështjet që janë objekt i rekomandimeve të OSBE-ODIHR por mund të dalin edhe tej tyre deri në limitet e rishikimit të sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Kjo është e reja eë kësaj radhe.

Ndërkohë po të shikojmë historikun e reformave zgjedhore në Shqipëri ato janë kryer gjithmonë në momentet e fundit, përpara një procesi zgjedhor.

Janë krijuar gjithmonë duke pasur si kryefjalë të tyre interesat e subjekteve politike.