Lokalet e pjesshme/ Meta: Problematike pjesëmarrja e ulët e votuesve, presim mbarimin e orarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 14:50
Përmes një intervistë në Ora News, eksperte e çështjeve zgjedhore, Gerta Meta tha se deri më tani ka një pjesëmarrje të ulët në votime çka është shqetësuese.
Meta: Ajo që të bën përshtypje qysh në orët e para të mëngjesit duke parë ritmin e votuesve, është patjetër një lloj problematike që është shfaqur si një problematikë, që ndoshta vjen edhe si shkak i realizimit të këtyre zgjedhjeve pas 11 mit.
Edhe dita e dielë është për shqiptarët që një ditë që e marrin me avash për të shkuar në votime. Pritet si një shqetësim i ardhur edhe nga kandidatët dhe pritet që të ketë një pjesëmarrje të ulët, edhe pse besoj se duhet pritur që të mbarojë orari zyrtar.
