Sika: Pjesëmarrja deri më tani në Vlorë është e ulët, bashkia drejtohet prej 28 vitesh nga PS-ja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 12:56
Ermal Sika, gazetar dhe moderator tha se pjesëmarrja e votuesve në qytetin e Vlorës është shumë e ulur, ndërsa procesi deri më tani ka qenë i qenë.
Sika: Pjesëmarrja deri më tani është e ulët. Sipas të dhënave deri më tani në qendrat e votimit kanë votuar 4300 qytetarë, ndërsa në listë me të drejtë vota janë 173 mijë zgjedhës. Sapo ka përfunduar procesi i votimit nga ana e kandidatëve në Vlorë.
Bashkia e Vlorës prej 28 vitesh drejtohet nga socialistët dhe do të vendoset në këtë zgjedhje nëse do të ndryshojë apo jo ky drejtim. Këto zgjedhje vijnë pas dorëheqjes së kryebashkiakut Ermal Dredha.