Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Kur pritet të përfundoj numërimi i votimeve dhe shpallja e 5 kryebashkiakëve të rinj

Në një lidhje direkte me gazetarin e OraNews, Isa Myzyraj janë përcjellë informacionet më të fundit lidhur me zgjedhjet e pjesshme që po zhvillohen në 5 bashki të vendit.

Myzyraj raporton se kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje se nuk lejohet numërimi i votuesve nga personat e paautorizuar. Gjë që ka qenë një nga parregullsitë e konstatuara deri më tani. 

Ndërkaq sipas Celibashit, pritet që deri ditën e nesërme në mesditë të ketë përfunduar gjithë procesi i numërimit të votave dhe shpalljes së rezultateve për këto bashki.

Gjithashtu, ekziston mundësia pozitive që të nesërmen në mëngjes Shqipëria të zgjohet me 5 kryetarë të rinj të bashkive përkatëse.

Rikujtojmë se sot qytetarët shqiptar po votojnë për të zgjedhur kryetarët në bashkinë e: Vlorës, Matit, Tepelenës, Cërrikut dhe Beratit.