Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon të dhënat: Ja sa është pjesëmarrja, Mati më përqindjen më të lartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përditëson në kohë reale pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit. Në total, pjesemarrja në të 5 bashkitë është 12.71 %.

Konkretisht në bashkinë e Vlorës deri në orën 10:00 pjesëmarrja në votim është 8.4 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 16.69 %, në bashkinë e Cërrikut 18.2 %, në Mat 28.52 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 24.44 %.

Kandidatët

1- Bashkia Vlorë

Brunlida Mersini PS

Dionis Sota i pavarur, mbështetet nga PD

Gjergji Nika i pavarur

 

2- Bashkia Berat

Ervin Ceca PS

Pavlo Shkarpa i pavarur, mbështetet nga PD

 

3-Bashkia Tepelenë

Gabriel Guma i pavarur, mbështetet nga PD

Gramoz Sako PS

 

4- Bashkia Mat

Altin Bojni PS

Eduard Brahilika i pavarur, mbështetet nga PD

Suzana Pasha e pavarur

 

5- Bashkia Cërrik

Florenc Doka PS

Eligert Hima Shqipëria Bëhet

Amarildo Hoxha i pavarur, mbështetet nga PD