KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, ja cila bashki ka numrin më të lartë të votuesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 11:05
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 10:00, pjesëmarrja dhe numri i votuesve në këto 5 bashki është si më poshtë:
Bashkia Vlorë: 3.16% pjesëmarrje, 4,703 votues.
Bashkia Berat: 5.39% pjesëmarrje, 3,934 votues.
Bashkia Cërrik: 7.16% pjesëmarrje, 2,430 votues.
Bashkia Mat: 12.43% pjesëmarrje, 2,672 votues.
Bashkia Tepelenë: 9.21% pjesëmarrje, 844 votues.