Pjesëmarrje e ulët në Novoselë të Vlorës, të moshuarit hasen me probleme në njohjen e shenjave të gishtave

Në njësinë administrative të Novoselës, pjesë e Bashkisë Vlorë, procesi i votimit po ecën normal, por me pjesëmarrje të ulët.

Personat e moshuar kanë pasur probleme pasi shenjat e gishtit nuk u njiheshin, por u është gjetur zgjedhja.

Me anë të solucionit (alkool) bëhet e mundur njohja e shenjave të gishtit.