Kume: Tri arsyet se pse në këto zgjedhje të së dielës pati pjesëmarrje tejet të ulët në votime

Eksperti i çështjeve zgjedhore në Shqipëri, Kristaq Kume në një intervistë për “Ora News” komentoi garën e pjesshme të lkësaj të diele që u zhvillua në 5 bashki të vendit.

Kume tha se gjithmonë pjesëmarrja në zgjedhjet lokale janë të ulëta në krahasim me zgjedhjet parlamentar.

Por shtoi se partitë politike që duhet të nxisin pjesëmarrjen, në këto zgjedhje ishin inekzistente.

“Përveç kësaj kemi të bëjmë me zgjedhje të pjesshme për një organ të vetëm dhe përtej kësaj, garohet për një mandate kryetari që do të jetë për 1 vit e gjysmë.

Edhe ato që e nxisin pjesëmarrjen, partitë politike kanë pothuajse inekzistente në këto zgjedhje”, u shpreh ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KRISTAQ KUMEN