Kume: Nuk ka interes të shtuar për këto zgjedhje të pjesshme në 5 bashkitë e vendit

Andon Kume, ekspert zgjedhor tha në Ora News se ky proces zgjedhor u mendua se do të fillonte në 6 bashki, dhe për shkak të zgjedhjeve të mundshme në Tiranë, mori një vëmendje të thellë.

Kume: Ky proces zgjedhor u mendua se do të fillonte në 6 bashki, dhe për shkak të zgjedhjeve të mundshme në Tiranë, mori një vëmendje të thellë. Aty u pa se do të kishte një garë dhe kishim një kandidat të pavarur të mbështeture nga opozita, sikurse ka ndodhur në shumë qytete të tjera.

Nuk ka një interes të shtuar për këto zgjedhje sepse janë lokale dhe të pjesshme për një numër të vogël bashkish në vend, kjo është treguar edhe në fushatën e zhvilluar nga kandidatët që nuk kanë pasur mbështetje nga forcat politike të Tiranës.