I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijën në krah/ Voton kandidati për Tepelenën: Qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur
Kandidati i pavarur për bashkinë Tepelenë, Gabriel Guma i është drejtuar qendrës së votimit në fshatin e tij të lindjes në Luzat. Siç shihet edhe në pamje, Guma është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe fëmijën në krah.
Në një deklaratë për gazetarët, Guma u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tepelenës që të dalin të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur.
“I bëj thirrje të gjithë tepelenasve që të dalin të votojnë masivisht, të bëjnë zgjedhjen e duhur”, tha Guma.
Gabriel Guma është kandidat i pavarur, por që mbështetet nga Partia Demokratike. Përballë tij është Gramoz Sako nga Partia Socialiste.
Në garën për kryebashkiak të Tepelenës janë Gramoz Sako, kandidat i Partisë Socialiste, dhe Gabriel Guma, i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike.
Tepelena shkoi në zgjedhje, pasi kryebashkiaku Tërmet Peçi u zgjodh deputet. Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.
