Zgjedhjet e pjesshme, voton kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima thirrje zgjedhësve: Votoni masivisht!

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ushtroi më herët të drejtën e tij për të votuar.

Pasi votoi kandidati u bëri thirrje qytetarëve të Cërrikut të votojnë masivisht.

“E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet që kemi për të vënë bashkinë e Cërrikut në punë është vetëm vota. Ju ftoj që të votoni masivisht”, tha Eligert Hima për mediat.