KQZ publikon të dhënat/ Pjesëmarrje e ulët, deri në orën 09:00 kanë votuar 2.4 % e zgjedhësve në listë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 09:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 09:00.
Sipas të dhënave deri më tani:
Na Vlorë: 663 qytetarë kanë votuar.
Në Berat: 602 qytetarë kanë marrë pjesë.
Në Cërrik: 192 votues deri më tani.
Në Mat: 1.003 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Në Tepelenë: 205 qytetarë kanë votuar deri në këtë orë.

