Zgjedhjet e pjesshme lokale, voton kandidati i PS për Matin, Altin Bojni: Ditë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë sonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 09:30
Altin Bojni, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme lokale ka ushtruar pak më parë të drejtën e votës.
Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se kjo është një ditë shumë e rëndësishme, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në proces për zgjedhjen e kryebashkiakut të ardhshëm.
“Unë sapo votova, sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë tonë. E diela, ditë e votuesve, ditë e vendimit, dita e fjalës së qytetarëve. Ftoj të dalin të gjithë në votime”, u shpreh ai.
