Gazetari nga Berati: Procesi deri më tani i qetë, janë rreth 80 mijë votues me të drejtë vote
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 09:25
Nga qyteti i Beratit, gazetari Sulo Gozhina tha se votuesit i janë drejtuar 116 qendrave të votimit dhe procesi deri më tani përcillet si i qetë.
Gozhina: Në këto momente që po flasim votuesit i janë drejtuar 116 qendrave të votimit. Votues të regjistruar janë rreth 80 mijë. Nga largimet e shumta mendohet se nuk janë kaq shumë votues. Në zgjedhjet e kaluara kanë votuar 26 mijë persona ndërsa kërkohet që këto zgjedhje të shkojnë po në këto shifra.
Deri më tani nuk ka asnjë incident dhe materialet janë ndarë qetësisht qysh ditën e djeshme, e sot të gjitha qendrat e votimeve kanë nisur punën. Nuk ka akoma një të dhënë sesa persona kanë shkuar të votojnë deri më tani.
