“Këta të dy lehin…” - PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi, Këlliçi: Fyeu deputetët e opozitës
Opozita kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga seanca për fyerje. Ky reagim erdhi pasi më herët kreu i Grupit të PS iu tha atyre që të mos lehin teksa nuk po e linin që të fliste në Kuvend.
“E kuptoj që ju nuk e përballoni dot, por unë nuk e pranoj dot që kur ne flasim, këta dy këtu lehin”, i thotë Balla kryetarit Niko Peleshi teksa po fliste në Kuvend.
Pasi kërkuan përjashtimin e tij, Balla mori fjalën nga vendi dhe tha se nëse është ndjerë dikush i fyer kërkoj ndjesë.

“Kësaj zhurmës iu referova në fjalën time. Ngjan por nuk e perceptoj dot se në çfarë forme vjen. Sa i përket reagimit, gjatë kohës që secili prej kolegëve të PS, ne flasim vjen një zhurmë aty që nuk di si t’ja vë emrin. Megjithatë se kush ndihet i fyer kërkoj ndjesë nëse e ka konsideruar veten si autor i asaj zhurme. Po do të kërkoja që të kemi dakordësi që kur të flisni ju ne të mos bëjmë asnjë zhurmë dhe kur të flasim ne të mos ketë asnjë zhurmë.”, tha Balla.
Pas kesaj do te vinte reagimi i deputetit Belind Këlliçi.
“Kreu i grupit parlamentar të PS fyu drejtëpërdrejtë deputetët e opozitës duke përdorur termin 'Nuk jam si këta që lehin!’ apo ‘nuk jam si rraca e këtyre’. Kërcënoi deputetin Balliu. Duke i thënë ta tregoj unë ty, se ‘me ty merrem unë’. Ndërkohë intimidoi deputetë të tjerë duke i thënë mashtrues e gënjeshtarë.
Në emër të grupit kërkoj të merret masa për përjashtmin e deputetit Taulant Balla për fyerje të përsëritur ndaj deputetëve të opozitës.
Ndërpri seancën merr 10 minuta pushim, verifiko kamerat dhe verifiko qëndrimin që ka PD" tha Këlliçi.
