FOTO+VIDEO/ "Familja na thërret!" - Protestë kundër ligjit për barazinë gjinore përpara Kuvendit. Pano: Drafti, një kancer që do të shkatërrojë trupin tonë

Paralelisht me zhvillimin e seancës plenare, ku pritet të shqyrtohet dhe të kalojë për votim projektligji për barazinë gjinore po mbahet para Kuvendit protesta "Pro Familjes" para Kuvendit.

Pjesë e protestës janë bërë edhe deputetët e opozitës, Sali Berisha, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, Belind Këlliçi, Tritan Shehu.

Pastori Akil Pano nga protesta tha se ky pr.ligj është një trup i huaj. “Ky është një trup i huaj. Një kancer që do të shkatërrojë trupin tonë. Është një projekt i sjellë nga Soros.”, tha ai.

Më herët kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje publike për pjesëmarrje në tubimin paqësor që po zhvillohet përpara Parlamentit të Shqipërisë, në Tiranë.

FOTO+VIDEO/ "Familja na thërret!" - Protestë kundër

 

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar këtë nismë si “projektligj antikombëtar, antifamilje dhe antifëmijë”, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë për të “mbrojtur vlerat e familjes tradicionale”.

“Familja na thërret!”, shkroi Berisha në thirrjen e tij publike.

 

FOTO+VIDEO/ "Familja na thërret!" - Protestë kundër

Kundër këtij projektligji janë shprehur edhe grupe të ndryshme interesi dhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, të cilët e kanë cilësuar atë si një cenim të traditave shqiptare dhe konceptit tradicional të familjes burrë-grua.

https://youtube.com/shorts/EUUIYaJgnZk?si=K-sco5flZClcMaIj

Sipas organizatorëve, tubimi zhvillohet në mënyrë paqësore përpara godinës së Kuvendit, ku janë mbledhur mbështetës të opozitës, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile që kundërshtojnë miratimin e nismës ligjore.