"Përmbys trashëgiminë mijëravjeçare" - Berisha i bashkohet protestës “Pro familjes”: Ky ligj bën fjalë për përkatësi të shumëfishta

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ligjin për barazinë gjinore. Duke folur për mediat para Kuvendit, Berisha e konsideroi atë si të bazuar në ideologjinë e ekstremit të majtë. Lideri i opozitës theksoi se ligji de facto vendos sistemin e ekstremit të majtë pasi zhvlerëson përcaktimet ligjore të mëparshme dhe triumfon çnjerëzorja.

FJALA E BERISHES

"Ligji i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë përmbys Kushtetutën e vendit, kodet e vendi, trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Ky ligj bën fjalë për përkatësi të shumëfishta”, deklaroi Berisha.

"Përmbys trashëgiminë mijëravjeçare" -

Përmbys trashëgiminë pozitive mijëravjeçcare dhe penalizon, ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj, binaritetin e saj natyral, biologjik.

Penalizon ligjet, Kushtetutën e vendit, nenet e familjes.

Penalizon dhe përmbys nenet e lirisë së besimit.

Nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij.

De facto, në emër të përafrimit me direktivat evropiane, që është edhe mashtrimi më i madh, ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit.

Ky ligj, për shqiptarët, i garantoj se është identik dhe i njëjtë me atë ligj që shpalli Shqipërinë shtet ateist në Kushtetutën më të keqe të vendit, atë të vitit 1974.

Në germë nuk e shpreh këtë ligji, por ligji duke detyruar iudeoligjinë e gjinisë me përkatësi të shumëfishtë, e gjinisë në të gjithë diversitetin e vet, ligji de facto dorëzon përfundimiisht Kuranin, Biblën, Talmudin në duart e censurës dhe të shtetit.

"Përmbys trashëgiminë mijëravjeçare" -

Dhe pas miratimit të këtij ligji, asnjë nga udhëheqësit moralë të besimeve fetare, nuk do mund t’i lexojnë ato ashtu siç janë sepse do konsiderohen se diskriminojnë.

Por ligji ndëshkon prindërit, të cilët do mund të penalizohen në rast se duan që djali i lindur i tyre djalë, këta duan që ai të rritet djalë dhe vajza, vajzë.

Pra në qoftë se ata i çojnë në shkollë me qëllim që t’u respektohet identiteti gjinor, ata do dënohen sepse faktikisht tani e tutje identitetin gjinor nuk do e përcaktojë natyra, biologjia, por do e përcaktojë shkolla dhe shteti me shumësinë e identiteteve gjinore, me diversitetin e tyre.

Të gjitha kodet e vendit bien.

Edhe njëherë, pretendimi se ky është përafrim me BE është mashtrimi më i madh në ëktë ligj, sepse direktivat e BE, që citohen në materialin e këtij ligji, në asnjë rresht, në asnjë frazë nuk bëjnë fjalë për shumësi, për gjini me diversitet të gjërë, nuk bëjnë fjalë për përkatësi gjinore të shumëfishta.

Pra, janë të gjitha mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni i së cilës monstra e së cilës është Xhorxh Sorosi me miliardat e tij.

"Përmbys trashëgiminë mijëravjeçare" -

Ligji, de facto, shënon vendosjen e ekstremit të majtë, pasi pas miratimit të tij zhvlerësohen të gjitha përcaktimet ligjore të mëparshme të Kushtetutës, kodeve dhe triumfon çnjerëzorja, triumfon ajo ideologji, e cila për ët krijuar njeriun e ri, komunizmi njeriun e ri do e krijonte njeriun pa pronë, kurse post-marksisti, njeriun e ri e ka me gjini të shumëfishtë apo me diversitet të gjerë gjinor.

Kjo është një lloj tiranie ideologjike që vendoset mbi këtë popull.

Dhe i garantoj shqiptarët që do vazhdojmë betejën tonë të pandërprerë gjer në anulimin e këtij ligji.

Ky ligj nuk mund kurrë të pranohet me këto qëllime kaq të mbrapshta, kaq çnjerëzore, kaq antishqiptare, kaq antifamiljare. 

Pyetja juaj është shumë e drejtë absolutisht. Por ne shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te kryeministria.

Kundër këtij personi që ka marrë përsipër të transfigurojë familjen shqiptare për konceptet që ka për familjen.

Kësaj klike sorosiane, se edhe ajo që ka prurë ligjin, është produkt laboratorik i Sorosit, po, po ajo ministrja që merr përsipër të sjellë një ligj të tillë.

Kështu që beteja jonë është me një person dhe vetëm një person dhe ky është Edi Rrama. Me kukullat e tij ne nuk do merremi më. Sepse kukullat e tij janë mjerane.

Lexoni pak mesazhet që Lubia i dërgonte Ervis Berberit, që të gjitha ishin të diktuara nga Edi Rama. Ndaj dhe ne duhet të merremi në mënyrë përfundimtare me Edi Ramën.

VIDEO - NDIQNI ZHVILLIMET E SOTME BRENDA DHE JASHTE KUVENDIT