Strazimiri në Kuvend: Ligji për barazinë gjinore u miratua në shkelje të procedurave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 11:24
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së miratimit të ligjit për barazinë gjinore në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, Strazimiri e cilësoi procesin si të nxituar dhe në shkelje të procedurave parlamentare.
Ndër të tjera, demokratik tha se ligji është miratuar pa respektuar rregullat dhe afatet e nevojshme për shqyrtim.
“Duhet t’ju informoj se është kaluar në shkelje të procedurave për ligjin për barazinë gjinore. Të mbetet në analet e Kuvendit ky turp, kjo dashakeqësi dhe ky nxitim për ta miratuar ligjin,” deklaroi Strazimiri.
