FOTO+VIDEO/ “Yll për Mirënjohje Publike” për Profesor Hubert Hasenauer – Rama nderon rektorin e Universitetit të BOKU-t
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e nderimit të Profesor Hubert Hasenauer, rektorit të Universitetit të BOKU në Austri, me Yllin për Mirënjohje Publike, për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e UBT (Universitetit Bujqësor të Tiranës) sipas modelit të BOKU të Vjenës, në rrugën e njehsimit të diplomave mes tyre.
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nderimit të Profesor Hubert Hasenauer, rektorit të Universitetit të BOKU në Austri, me Yllin për Mirënjohje Publike, për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e UBT (Universitetit Bujqësor të Tiranës) sipas modelit të BOKU të Vjenës, në rrugën e njehsimit të diplomave mes tyre.
“Ky duhet të jetë rasti i parë kur dikush shkon të marrë një medalje dhe nga fjala e rastit merr dy. Besoj kjo që sot nuk është vetëm një ceremoni nderimi për në individ, por një moment simbolik rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash te vjetra e jo të vogla.

Hasenauer, i fundit i një zinxhiri të gjatë që shtrihet në shekuj dhe zanafillën e ka në Vjenën ku për herë të parë u dëgjua tingulli i shqipes”, tha ai.
Gjatë ceremonisë, kryeministri Edi Rama nuk la pa bërë batutat e tij karakteristike. Duke iu referuar stereotipeve për shqiptarët, Rama me humor tha se “ka dalë nami që jemi të dhunshëm”, por shtoi me ironi:

“Kur të duam, të duam pa kushte. Madje, edhe me pahir – s’ke nga lëviz fare.”
Rektori Hasenauer e priti batutën me buzëqeshje, ndërsa takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.
Rama e përfundoi fjalën e tij: Do të të vijë pa marrë leje pasaporta shqiptare. Kur të ikësh nga kjo botë nuk dot të ikësh si austriak, por si austriak dhe shqiptar.
VIDEO- CEREMONIA E NDERIMIT TE REKTORIT TE UNIVERSITETIT TE BOKU-t, AUSTRI

