''Kemi hapur 5 nga 6 grup-kapitujt'', Gjipali: Progres-raporti i BE për Shqipërinë, pozitiv
Eksperti i Integrimit, Gledis Gjipali në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se progres raporti i BE për Shqipërinë është pozitiv por ka edhe problematika.
Gjipali: Ky është një progres raport pozitiv siç pritej për faktin që ne kemi hapur 5 nga 6 grup kapitujt.
Pra ka një vlerësim pozitiv që ne kemi arritur të hapim kapitujt për të negociuar në një kohë shumë të shpejtë.
Por nga ana tjetër ka edhe problematika që tregojnë se nuk do jetë e lehtë në dy vitet e ardhshme nëse do duhet të arrihet ai objektivi mbyllja e kapitujve deri në fund të 2027.
Gjë që kur lexon raportin e shikon që duket shumë e vështirë.
Kjo ishte edhe fjala e ambasadorit që në fakt gjendet edhe brenda në raport mes rreshtash që Shqipëria do duhet patjetër të rrisi cilësinë dhe shpejtësinë e reformave nëse do të arrijë atë objektiv.
Pra nuk mjafton shpejtësia e deritanishme që është vlerësuar pozitivisht por do duhet tjetër shpejtësi e cilësi për të vënë në lëvizje gjithë administratën.
