Shella: Raporti i BE-së për tematikën e drejtësisë në Shqipëri është paradoksal

Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se përsa i përket tematikës së drejtësisë raporti i BE është paradoksal.

Shella: Raporti i BE në këtë tematikë është paradoksal.

Kombinuar kjo edhe me lajmin e e Marta Kos me paketën e zgjerimit ku si të thuash në vendet aspirante Shqipëria kuotohej vetëm për sukseset e reformës në drejtësi.

Teksa në opinionin e brendshëm me analiza të mirëfillta me shifra dhe me statistika ne dalim pa fshehur keqardhjen në një kuazidështim të reformës në drejtësi.

Pra nëse do duhej të ishte reforma në drejtësi kriteri për ta futur Shqipërinë në BE, këtu ose jemi të gjithë gabim ose ka një hipokrizi në gjuhën e raportit apo në burokracinë e atyre që janë shkruesit e raportit.

Po ta vini re raporti asnjëherë nuk vendos se kush e punoi atë.