''Ndoshta janë lodhur me ne'', Cullhaj: Për BE-në do mbetemi gjithmonë demokraci fasadë

Pedagogu, Florian Cullhaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se për BE Shqipëria do mbetet gjithmonë një demokraci fasadë.

Cullhaj: Ka një asimetri totale midis opozitës dhe pushtetit.

Pra ka një shkrirje absolute midis PS dhe shtetit.

Pra ne nuk mund të presim nga raporti që të shkojë në detaje.

Por raporti vetë duhej të kishte një lloj adresimi më të thellë të këtij problemi sepse ky problem është një problem akut i të gjithë ngrehinës së strukturës tonë.

Ne do mbetemi gjithmonë për ta demokraci fasadë.

Ata e kanë kuptuar që pjesën më të madhe të rasteve, ndoshta edhe janë lodhur me ne në këtë tendenëcn që dy hapa përpara, tre mbrapa.

Pra ata realitetin bëjnë sikur nuk e shohin në kuptimin kur protestojnë qytetarët thonë mos digj pemën por ama kur ka raste flagrante korrupsioni të thella ka heshtje totale.