“S’mund të na imponojë bindjet e tij” – Balla: Dënoj sulmin e Berishës kundër ambasadorit të BE në Shqipëri
Nga foltorja e Kuvendit kreu i PD-së, Sali Berisha foli sërish për projektligjin e propozuar nga mazhoranca për barazinë gjinore, ndërsa sulmoi ashpër ambasadori e Bashkimit Evropian në vendin tonë, si një nga mbështetësit e kësaj nisme.
“Po ndiqni tezën marksiste që parashikonte që njeriu modern është njeriu pa familje.
Ambasadori i BE nuk mund t'i imponojë Shqipërisë bindjet e veta personale”, tha Berisha.
Kaq ka mjaftuar në në foltore të ngjitej kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kërkoi që të merren masa ndaj deputetit Berisha.
Taulant Balla: “Dënoj sulmin e Berishës kundër ambasadorit të BE në Shqipëri.
Këto janë sulme të përsëritura kundër ambasadorëve në Shqipëri prej 35 vitesh.
Një nga arsyet e Non Gratës, sulmet ndaj ambasadorëve, do bëj kërkesë që ky të japë shpjegime. Ligji e specifikon, ka vetëm burrë e grua”.
VIDEO - NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE

