Raporti i BE për Shqipërinë/ Xhixho: Një nga shqetësimet më të mëdha, korrupsioni
Deputetja e PL, Erisa Xhixho e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se raporti i BE për Shqipërinë një nga shqetësimet më të mëdha ka korrupsionin.
Xhixho: Mendoj se ky është një raport i cili vlerëson ecurinë e Shqipërisë në progresin e integrimit europian.
Padyshim janë hapja e kapitujve.
Problemi do të shtrohet se sa kapituj do të mbyllim. Unë do të evidentoja disa nga problematikat që shfaq shumë qartë raporti.
Raporti shpreh përdorimin e institucioneve për përfitime politike e ekonomike.
Dhe ndalet posacerisht tek zgjedhjet duke iu referuar pikërisht raportit të OSBE-ODIHR duke thënë që fushëbeteja ishte e pabarabartë.
Gjithë rekomandimet qoftë ODIHR dhe të Venecias nuk u adresuan në reformën zgjedhore.
Keqpërdorimi i aseteve publike dhe shtetërore në fushatë elektorale.
Gjithashtu nënvizon faktin që ka një mungesë të kontrollit parlamentar përsa i takon qeverisë.
Jemi dëshmitarë edhe sot që flasim në mbledhjet që janë bërë janë rrëzuar disa komisione parlamentare hetimore nga ana e kësaj mazhorance jo vetëm në mandatin e kaluar por edhe në këtë mandate.
Qoftë për fondet IPARD, qoftë për çështjen McGonigal pra praktikisht parlamenti sot nuk ushtron dot atë kontroll parlamentar që do duhej të ushtronte.
Korrupsion në çdo qelizë qeverisisë.
Padyshim ky është një nga shqetësimet më të mëdha sepse krimi i organizuar, të drejtat e njeriut janë disa nga çështjet shumë të rëndësishme me të cilat nuk mund të negociojë BE.
