Integrimi drejt BE/ Muçaj: Gjuha e raportit më konkrete, të jetë më i lexueshëm për qytetarët
kspertja e çështjeve të integrimit EMA, Emelinda Muçaj në një intervistë në Ora News u shpreh se gjuha e raportit duhet të jetë më konkrete dhe të jetë më i lexueshëm për qytetarët.
Muçaj: Në fakt progres raporti tashmë që quhet edhe thjesht raport është po themi dokumenti më kryesor që Shqipëria ka në këtë proces për integrimin europian.
Jo vetëm Shqipëria por të gjitha vendet kandidate.
Duke qenë se është një dokument që del çdo sezon vjeshte nga Komisioni Europian për të na treguar nivelin e përgatitjes dhe nivelin e progresit për të 33 kapitujt.
Leximi në fakt është universal sa i përket vetë raportit sepse gjuha është mjaft e qartë ku vetë Komisioni Evropian e tregon saktësisht nëse vendi kandidat është i arrirë në një fushë të caktuar apo jo.
Janë të shumta vlerësimet që bëhen nga ekspertë të pavarur por edhe parti të ndryshme politike por ajo që është e rëndësishme është vetë gjuha që raporti na tregon.
Gjuha e vetë raportit duhet të jetë disi më konkrete.
