Berisha: Raporti i KE tregon të gjitha problemet që ka vendi
Sali Berisha e cilësoi raportin e progresit të BE-së si aktakuzë ndaj qeverisë dhe kritikoi përfaqësuesit e Brukselit për qëndrimet e tyre, duke theksuar se askund nuk flitet për shkëlqim.
Para grupit parlamentar, Berisha paralajmëroi protesta kundër kreut të mazhorancës duke thënë se nësë ai nuk largohet mund të jetë fundi i opozitës.
Kryedemokrati Sali berisha, shfrytëzoi mbledhjen e grupit parlamentar për të komentuar raportin e progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Ndërsa skanerin e brukselit për Shqipërine e vlerësoi si aktaktuzë për qeverinë, kritikoi ambasadorin e BE në Tiranë dhe komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, për fjalët e përdorura për vlerësimin e rrugës së vendit drejt anëtarësimit.
Sipas Berishës, raport i progresit tregon të gjitha problemet që ka vendi, duke theksuar se i vetmi kriter që plotësohet është ai gjeostrategjik.
Kryedemokrati thotë se se këtë e vetmja rrugë e opozitës janë protyestat kundër kreut të qeverisë.
Opozita paralajmëroi se debati për këto cështje do të shkojë të enjten në sallën e seancave plenare, ndërsa Berisha paralajmëroi votën për Projektligjin e debatuar për barazinë gjinor.
