PAMJET/ Spiropali me të rinj të studimeve evropiane në Hagë: Shqipëria, transformim mbresëlënës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës së saj në Hagë të Mbretërisë së Holandës, ka mbajtur një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara.

Në bashkëbisedimin e saj me studentët e Programit të Studimeve Europiane, Spiropali foli për historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane.

“Me të rinjtë e studimeve europiane ndamë pikërisht historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane, nga vendi më i izoluar i kontinentit, në partnerin që prodhon garanci për anëtarësim të shpejtë si i barabartë mes kombeve europiane”, u shpreh Spiropali.

PAMJET/ Spiropali me të rinj të studimeve evropiane në Hagë:

Spiropali theksoi se sot Shqipëria është kthyer në destinacionin kryesor turistik të Europës, ndërsa shtoi se në vitete 2024-2025 vendi u vizitua nga mbi gjysmë milioni turistë holandezë.

“Për rastësi, në të njëjtin vit të themelimit të këtij universiteti në 1987, fotografi holandez Piet den Blanken fiksoi me objektivin e tij, imazhin e një fëmije të varfër pesëvjeçar, që mundohej të blinte një bukë në Shqipërinë e kohës. 

PAMJET/ Spiropali me të rinj të studimeve evropiane në Hagë:

Sot me dhjetëra e qindra fotografë holandezë vizitojnë vendin tonë për të dëshmuar një tjetër Shqipëri, destinacionin kryesor turistik të Europës, me mbi gjysmë milioni turistë holandezë në vitet 2024-25”, u shpreh Spiropali.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali nisi dje vizitën zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës.

Ajo u prit nga ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin firmosën një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin evropian të vendit.

Më pas, ministrja vizitoi  ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale.