A do të shkarkohet Veliaj? Kalaja: PD-ja nuk duhet të ishte bërë palë me PS-në në këshill bashkiak

Përmes një interviste në Ora News, kryetarja e komisionit të apelimit në PD, Adriana Kalaja tha se shkeljet ligjore që nisën nga këshilli bashkiak dhe në kryeministri besoj se i kanë dhënë hapësirë ligjore të bollshme Veliajt për të dhënë një vendim pozitiv në favor të tij

Kalaja: Ka një shkelje të rëndë të kushtetutës, përmes VKM-së dhe dekretit të Presidentit që ka dalë në bazë të VKM-së dhe vendimit vakant në bashkinë e Tiranës. Mendoja se shkeljet ligjore që nisën nga këshilli bashkiak dhe në kryeministri besoj se i kanë dhënë hapësirë ligjore të bollshme Veliajt për të dhënë një vendim pozitiv në favor të tij dhe një vendim negativ për të gjithë ne.

Mendoj se në këtë pikë i është bërë një nder i madh nga ana e këshillit bashkiak me shkarkimin jo në referim të shkeljeve reale që ka bërë, por si një urdhër politik që ka bërë Rama. Unë kam edhe rezerva për këshilltarët e PD-së që bashkuan votat me PS-në për këtë shkarkim. Dua që Veliaj që të dënohet për të gjitha ato që ka bërë, jo për pazarit e tij me qeverinë.