Veliaj kthehet në "shtëpi"/ Përfundon seanca në Kushtetuese, "kolegu" niset drejt qelisë, gjykata tërhiqet për vendimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2025, 17:06
Pas më shumë se 7 orësh ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca e jashtëzakonshme, lidhur me shqyrtimin e vlefshmërisë së shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, me vendim të Këshillit Bashkiak, miratim qeverie dhe më tej me dekretin presidencial.
Trupa gjykuese dëgjoi palët e ftuar në seancë, ku përveç Veliajt i pranishëm me avokatët, ishin dhe përfaqësuesit e kryeministrisë dhe të presidencës.
Veliaj mundi të mbante dhe fjalën e tij në seancën, ku kritikoi procedurën e ndjekur për shkarkimin e tij, si dhe arrestin në paraburgim prej më shumë se 9 muajsh pa asnjë akuzë.
Sakaq, kryetarja e trupit gjykues, Holta ZAçaj në fund tha se Gjykata Kushtetuese do të dalë me një njoftim dhe vendim për shkarkimin e Veliajt brenda afatit ligjor.

Veliaj duke u shoqëruar nga policia
