Tritan Shehu prezanton në Tepelenë kandidatin e mbështetur nga opozita: Qyteti kërkon ndryshimin
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu prezantoi sot në Tepelenë kandidatin e mbështetur nga opozita për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, Gabriel Guma.
Në një takim me strukturat e PD-së dhe mbështetës lokalë, Shehu theksoi rëndësinë e bashkimit të demokratëve dhe qytetarëve për të sjellë ndryshimin në drejtimin e bashkisë.
“Kandidatura e Gumës përfaqëson energjinë, përvojën dhe përkushtimin për t’i dhënë Tepelenës një model të ri qeverisjeje vendore”, u shpreh ai.
Në aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, deputeti Besart Xhaferri, i cili shprehu mbështetjen për kandidatin Guma dhe theksoi mobilizimin e strukturave të PD-së në prag të zgjedhjeve.
“PD e Tepelenës është e bashkuar dhe e mobilizuar për fitoren e Gumës. Kjo është një fitore që i takon qytetit dhe njerëzve të tij”, u shpreh Shehu gjatë takimit.

