LAMTUMIRA E FUNDIT/ A do jetë nesër Sali Berisha në homazhet për Fatos Nanon? Ja kush pritet të jetë në Pallatin e Kongreseve



Homazhet e ish-kryeministrit Fatos Nanos do të mbahen ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve në nderim dhe kujtim të tij, pas ndarjes nga jeta ditën e premte.

Nano mbylli sytë përgjithmonë pasi ishte i shtruar prej disa javësh në një spital privat, ku ndodhej në gjendje të rëndë shëndetsore.

Ndërkaq, në homazhet e nesërme pritet të jenë pjesë figura të rëndësishme të politikës.

Mësohet se kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalim dhe të pranishëm do të jenë gjithë anëtarët e PS, bashkë me mbështetësit socialist.

Ndërsa nga opozita, mendohet të jetë përfaqësues Flamur Noka.

Burimet nga Ora Neës, nuk kanë marrë një përgjigje nëse kreu i PD-së do të marrë pjesë në homazhet e nesërme.  

Gjithashtu, bëhet me dije se presidentja Vjosa Osmani nuk do të jetë e pranishme.

Në fund, me nderime, trupi i Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit, që do të jetë në Sharrë. Familja ka kërkuar të kryejë në privatësi, në shtëpi edhe shërbesën e ritualit ortodoks për Fatos Nanon, i cili ishte i pagëzuar dhe i martuar me Xhoanën në Kishën Ortodokse Shqiptare.