Malaj: Fatos Nano jetoi në këto 73 vite më forcën e fjalës dhe me forcën e veprimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2025, 17:46
Përmes një interviste në Ora News, pedagogia Nora Malaj tha se sot është një ditë e trishtë sepse ka humbur jetën lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Malaj: Sot është një ditë e trishtë sepse ka humbur jetën lideri historik i Partisë Socialiste. Rrafshi 3D i figurës së Nanos është shumë interesant. Duke dëgjuar fjalët për të, kuptova dimensionet e tij. Njeriu është një qenie kalimtare dhe jo i përsosur. Sot ishte një ditë e fortë reflektimi në përcjelljen që i është Bërë Nanos jo vetëm nga politika. Nano jetoi në këto 73 vite më forcën e fjalës dhe me forcën e veprimit.