Koka: Në zyrën e tij futej jo vetëm dashuria, por edhe Ndragheta! Veliaj u kujtua dje për ligjin, kur të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur tek Unaza, 5 Maji apo...

Për gazetarin Bledian Koka seanca 7-orëshe në Gjykatën Kushtetuese, ku Erion Veliaj mbërriti nga qelia e paraburgimit të Durrës me pranga në duar për t’u përballur me Qeverinë dhe Presidencën për vendimin e shkarkimit të tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është minimumi i zbatimit të të drejtave të njeriut dhe që i duhet lejuar gjithkujt dhe jo vetëm Veliajt.

Në një intervistë për “Ora News”, Koka theksoi se përtej të drejtës që iu dha, Veliaj u shfaq duke folur për një Tiranë që shkëlqente nga bukuria.

“Foli sikur zyra e tij ishte zyra e dashurisë, ku kur e dimë mirë siç dhe na ka thënë “Ora News” dikur, në zyrën e tij futej jo vetëm dashuria, por edhe Ndragheta, ku bëheshin allishverishte në dëm të taksapaguesve të Tiranës, në dëm të qytetarëve të Tiranë dhe në dëm të urbanistikësa së Tiranës me pallatet që mbijnë aty e këtu nga mëngjesi deri në darkë. Pra, po ta shikosh zhurma e betoniereve nuk ka ndryshuar me Erion Veliaj në burg.

Por dje Veliaj u kujtua që ishte shkelur ligji ndaj tij, teksa kujtojmë të gjithë shunën shtetërore që ai përdori ndaj banorëve të Astirit apo të “5 majit””, u shpreh gazetari Bledian Koka.

NDIQNI INTERVISTËN ME GAZETARIN BLEDIAN KOKA