Fatmir Mediu për Fatos Nanon: Një njeri i mendimit dhe i tolerancës, si pak politikanë shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2025, 10:48
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e konsideroi Fatos Nanon si një njeri tolerant, si pak politikanë shqiptarë.
Në një prononcim për mediat, Mediu, një nga kundërshtarët e Nanos në politikë, u shpreh se kur debatoje me Nanon duhet të mendoheshe thellë.
“Fatos Nanon do ta kujtoj si njeriun e mendimit dhe tolerancës. Një kundërshtar me të cilin kur debatoje duhet të mendoheshe thellë dhe me kontribute në të gjithë jetën politike. Asnjë nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancë si pak politikanë shqiptare e kanë”, tha Fatmir Mediu.
