E diela zi Kombëtare/ Nesër homazhet për Fatos Nanon, flamuri Kombëtar do ulet në gjysmë shtizë

Të dielën Shqipëria do të jetë në zi kombëtare për të nderuar ish kryeministrin dhe liderin e së majtës, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta mesditën e së premtes pas nëj sëmundje në mushkëri.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize ndërsa në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të kryejnë homazhe nga ora 8 e 30 dhe deri në orën 11 në pallatin e kongreseve ku do të mbahet dhe ceremoniali shtetëror.

Ndërkaq nga ora 11:15 deri në  11:45 do të kryhen Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet për të vazhduar me Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës në orën 12 e 5.

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.