Ditë zie në Shqipëri, Ambasada në Kosovë hap librin e ngushëllimeve për Fatos Nanon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2025, 12:38
Qeveria shqiptare shpalli të dielën, 2 nëntor 2025, ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në shenjë respekti dhe zije, njofton se flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë më 2 nëntor 2025.
Gjithashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur për qytetarë, institucione dhe përfaqësues diplomatikë më 3 dhe 4 nëntor, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00, në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.
Ambasada ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe solidaritetin e institucioneve dhe qytetarëve në këtë moment zie kombëtare.
/KosovaPress/
