Transportuan 16 kg lëndë narkotike drejt Greqisë, policia e Korçës vë në pranga 37-vjeçarin

Një 37-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Cross Border”, i zhvilluar 4 ditë më parë për të goditur veprimtarinë në fushën e narkotikëve.

Shtetasi i arrestuar ishte i shpallur në kërkim për transportimin e 16 kg lëndë narkotike kanabis grejt Greqisë, në bashkëpunim me një shtetas 46-vjeçar.

Ndërkaq, Gjykata e Korçës ka caktuar masën “arrest me burg” ndaj shtetasit të identifikuar me iniciale D.M., për veprat penale “trafikim narkotikësh” dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Vijon operacioni i koduar “Cross Border”, i zhvilluar 4 ditë më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor i 46-vjeçarit që u kap gjatë operacionit, duke transportuar 16 kg lëndë narkotike kanabis, drejt Greqisë.

Si rezultat i punës intensive të kryer nga strukturat e DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Cross Border”, i zhvilluar 4 ditë më parë, pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, drejt shtetit grek, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni: 

D. M., 37 vjeç, të cilit Gjykata e Korçës, më datë 29.10.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".   

Nga hetimet dyshohet se shtetasi D. M. është bashkëpunonëtor i shtetasit J. B., i cili u kap në fshatin Vishociçë, Devoll, gjatë operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, duke transportuar 16 kg lëndë narkotike kanabis, drejt Greqisë.    

Materialet procedurale i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.